×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Pastrimi i rrobave të ushtarëve/ Kjo është shuma që pagoi Ministria e Mbrojtjes

    Fatlum Berisha
    26 Gusht 2023

    Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë në vlerë 128 mijë euro me kompaninë Eco Cleaning.

    Kompania do të bëjë pastrimin e rrobave të ushtarëve dhe mbulesave të tyre, thuhet në Dosjen e Tenderit, të cilën e ka parë Front Online.

    Shuma, për të cilët ranë dakord palët, mund të mos harxhohet e tëra.

    Kontrata është publike kornizë, që nënkupton se ministria paguan vetëm për aq pastrime të rrobave e mbulesave sa bën tek kompania brenda 36 muajve.

    Njoftimi për kontratë ishte bërë në shkurt të këtij viti, megjithatë procesi tenderues u finalizua tek në gusht, shkaku i pezullimit të disahershëm të tenderit si rezultat i ankesave të kompanive pjesëmarrëse, raporton Front Online.

    Vonesat siç duket shkaktuan telashe në punën operacionale të FSK-së.

    Kjo për arsye se Ministria e Mbrojtjes kishte shkurtuar afatet kohore për dorëzim te tenderit me qëllim që ujdia të finalizohej sa më shpejt që ishte e mundur, ngase e konsideronte si alarmante gjendjen me pastrimin e mbulesave dhe rrobave në shërbimet e brendshme në njësitë e FSK-së, raporton Front Online.

    Kërkesa e Departamentit të Prokurimit në Ministri ishte aprovuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

    Në procesverbalin e hapjes shihet të kenë garuar për kontratë dy kompani.

    Fjala është për A.L Dushi, e cila ofertoi me një çmim prej 128 mijë e 560 euro  dhe Eco Clean Corporation që konkurroi me një çmim prej 128 mijë e 30 euro, raporton Front Online.

    Kompania Eco Clean e fitoi kontratën, shkaku që ofertoi për 530 euro më lirë se biznesi konkurrent, A.L Dushi, në tenderin ku kriter kryesor ishte tenderi i përgjegjshëm.

    Tenderi ishte pezulluar fillimisht më datën 8 mars 2023, shkaku se Zyra e Prokurimit në Ministrinë e Mbrojtjes kishte ankesë nga një operator ekonomik për shkelje në njoftimin e kontratës.

    Ministria pas kësaj kishte bërë korrigjimet e nevojshëm në njoftimin për kontratë.

    Pezullimi i aktivitetit të prokurimit ndodhi edhe më 12 prill, tash shkaku i ankesës së një operatori garues, i cili pretendonte se janë bërë shkelje në njoftimin për vendim të Ministrisë.

     

    Ministria e Mbrojtjes kishte planifikuar 210 mijë euro për këtë kontratë. /Front Online

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Tenderët18 Shtator 2023
    Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë të rinj anti-plumb, as pas dy vjetësh. Procedurat për furnizim me këto...
    Lajme11 Shtator 2023
    Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka lidhur kontratë për blerjen e këpucëve dhe çizmeve...
    Lajme10 Gusht 2023
    Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, pas gati një viti ka nënshkruar më në fund kontratën që u...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Edhe dy serbë të tjerë janë arrestuar në fshatin Banjskë të Zveçanit. Fillimisht Policia e Kosovës gjatë kontrolleve në këtë fshat, në...
    Lajme25 Shtator 2023
    Pamjet ekskluzive më poshtë, tregojnë momentin se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës...
    Lajme25 Shtator 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për sulmin ndaj Policisë...
    Lajme25 Shtator 2023
    Në situatën e tensionuar në veri të dielën përveç, Policisë së Kosovës prezent kanë qenë edhe KFOR-i. Se a është dashur të...
    Lajme25 Shtator 2023
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen 161-të të saj. Mbledhja është zhvilluar në formë elektronike dhe janë marrë disa vendime. Në...
    Lajme25 Shtator 2023
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku të dielën mbeti i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.