Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar sot për raportim në Kuvend kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, kanë bërë të ditur burimet e portalit “Front Online”.
“Duke pasur parasysh urgjencën dhe ndjeshmërinë e situatës, luteni që në ditët në vijim, por jo më vonë se një javë, ta njoftoni Kuvendin lidhur me ditën dhe kohën e raportimit”, thuhet në kërkesën e kryesisë së Kuvendit drejtuar Hotit, të cilën e posedon portali “Front Online”.
Kjo kërkesë drejtuar të parit të Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas rritjes alarmanete të shifrave me COVID-19, ku janë konfirmuar 712 raste pozitive dhe mbi 1600 raste aktive me virus, përderisa numri i përgjithshëm i viktimave ka arrituë në 79. /Front Online/

Të tjera
-
22:54 | 13 Gusht 2022
-
22:52 | 13 Gusht 2022
-
22:18 | 13 Gusht 2022
-
22:09 | 13 Gusht 2022
-
22:00 | 13 Gusht 2022
-
21:58 | 13 Gusht 2022
-
21:23 | 13 Gusht 2022
-
21:21 | 13 Gusht 2022
-
21:02 | 13 Gusht 2022
-
20:49 | 13 Gusht 2022
-
20:46 | 13 Gusht 2022
-
20:22 | 13 Gusht 2022