×
  • Kronika
  • Kronika

    Pas rigjykimit, dy zyrtarët doganor dhe dy të akuzuarit tjerë lirohen nga akuzat për korrupsion

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Pas rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj dy zyrtarëve doganor të akuzuar për marrje ryshfeti, Alban Krasniqi e Besnik Polloshka, si dhe dy të akuzuarve për dhënie ryshfeti, Liridon Borovci e Habib Luta.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, duke zbatuar udhëzimet e vendimit të Gjykatës së Apelit, nuk është vërtetuar me asnjë provë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

    Kurse tha se shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 shtator 2019, Alban Krasniqi e Besnik Polloshka, për marrje ryshfeti ishin dënuar me nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe me nga 4000 euro gjobë

    Kurse, pas ri cilësimit të veprës penale nga keqpërdorim i pozitës zyrtare, në dhënie ryshfeti, Liridon Borovci ishte dënuar me 4000 euro gjobë.

    Me 4000 euro gjobë, ishe dënuar edhe i akuzuari tjetër për dhënie ryshfeti, Habib Luta, ndërsa për këtë vepër penale, ishte liruar i akuzuari Isak Luta. Vendimi ndaj Isak Lutës tashmë është bërë i formës së prerë.

    Mirëpo, kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, kishte ushtruar ankesë si prokuroria e cila kishte kërkuar që të rriteshin dënimet e të akuzuarve, ashtu edhe mbrojtja e cila kishte kërkuar që të akuzuarit të liroheshin nga akuza ose lënda ndaj tyre të kthehej në rigjykim.

    Gjykata e Apelit, më vendimin e 12 dhjetorit 2019, kishte marrë vendim me të cilin i kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve, pasi kishte gjetur shkelje ligjore në aktgjykimin e shkallës së parë.

    Sipas Apelit, vendimi është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, çka kishte ndikuar edhe në vërtetim të gabuar të gjendjes faktike.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 18 korrik 2018, ndaj Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka, zyrtarë doganorë, si dhe zyrtarit të firmës “Euro Joni Kosova”, Liridon Borovci.

    Sipas aktakuzës, zyrtarët doganorë Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”, ndërsa i akuzuari tjetër Liridon Borovci, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

    Siç pretendon prokuroria, më 9 nëntor 2015, të akuzuarit Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka, të dy në cilësinë e zyrtarëve doganorë, për ekzaminimin e mallit në Drejtorinë Rajonale të Doganës në Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre e tyre e qëllim që të përfitojë dobi pasurore, ku me rastin e zhdoganimit të mallit, kishin kërkuar nga Isak Luta dhe Habib Luta, si vozitës i kamionit, shumën prej 450 euro.

    Ndërsa, me aktakuzën e prokurorisë, fillimisht pretendohej se i akuzuari tjetër, Liridon Borovci, si zyrtar i kompanisë “Euro Joni Kosova” duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të fitojë çfarëdo dobie pasurore, për vete apo për personin tjetër, dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, vazhdimisht ka biseduar me të akuzuarin Besnik Polloshka, dhe atëherë të akuzuarin Habib Luta, duke i bindur që të japin ryshfet shumën prej 450 euro, me qëllim të zhdoganimit të mallit.

    Ndërsa pas rikualifikimit të veprës penale nga ana e prokurorisë, Borovci pretendohej se më 10 nëntor 2015, në terminalin doganor Drejtoria Rajonale në Prishtinë, iu kishte dhënë ryshfet të akuzuarve Besnik Polloshka dhe Alban Krasniqi, në atë mënyrë që me qëllim që ngarkesën për zhdoganim R-46158 e cila ishte pronë e të akuzuarit Habib Luta, të mos ia konfiskojnë mallrat e kësaj ngarkese dhe të mos i shqiptojnë kundërvajtje doganore, i pandehuri Liridon Borovci, merr parat nga Habib Luta në vlerë prej 450 euro dhe ia dërgon në mënyrë të drejpërdrejtë duke ia dhënë të akuzuarit Besnik Polloshka.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 7 qershor 2018, kishte pranuar kallëzim penal shtesë, për dy të dyshuarit për dhënie ryshfeti, Isak dhe Habib Luta.

    Kështu, Prokuroria Themelor, në Prishtinë më 20 shtator 2018, kishte bërë zgjerimin e akuzës ndaj të akuzuarit Habib Luta, e më 22 gusht 2018, ndaj të akuzuarit Isak Luta, për veprën penale dhënie e ryshfetit.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Isak Luta, në mënyrë të drejtpërdrejtë i kishte ofruar të holla në shumën prej 450 euro, zyrtarëve doganorë, Besnik Polloshka dhe Alban Krasniqi.

    Sipas prokurorisë, këto veprime i kanë bërë me qëllim që mallin e sjell nga Habib Luta, ta zhdoganojnë, duke mos e lajmëruar si mall të ri, por si të vjetër sipas parametrave që i parasheh Dogana e Kosovës.

    Me këto veprime të akuzuarit Isak dhe Habib Luta, akuzohen se kanë kryer veprën penale “dhënie ryshfeti” nga neni 429 par.1 i KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të...
    Kronika14 Mars 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut. Në vendin e...
    Kronika14 Mars 2025
    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Domorovc – Hodonovc të komunës së Ranillugut. Për pasojë, e vdekur ka mbetur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.