Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur në një fabrikë të kimikaleve në afërsi të qytetit kinez Wuhan, ku muaj më parë kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit.
Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror, shfaq një re tymi të zi që ngritet në ajër mbi fabrikën në provincën Hubei
Raportohet se katër persona tjerë janë lënduar, kurse autoritetet kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për të mësuar shkakun e shpërthimit.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 5:30 pasdite në një fabrikë që është në pronë të Lanhua Silicone në qytezën Xiantao.
Edhe pse quhet qytezë, ka 1.5 milion banorë dhe gjendet vetëm 109 kilometra larg Wuhanit.