Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas konfirmimit të 30 rasteve të reja në komunën që udhëheq.
Përkundër faktit se Vushtrria është komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë, Tahiri ka edhe lajme të mira.
“Shtabi Emergjent bashkë me IKSHPK po mbyllim qarkun e kontakteve, prandaj në ditët në vijim presim rënie të numrit të infektuarve. Një numer i madh i rasteve e kane kaluar kohëzgjatjen e zakonshme te semundjes, ata presin ritestimin per ta verifikuar sherimin e tyre. Të gjithë të prekurve ju urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Tahiri.
Postimi i tij i plotë:
Sonte janë konfirmuar 30 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Ky numër kaq i madh i rasteve pozitive ndërlidhet edhe me faktin që sot kemi pranuar rezultatet e testimeve të 2 ditëve të fundit, të gjitha janë raste të kontaktit.
Të dashur qytetarë, situata me Covid 19 në qytetin tonë dhe në krejt Kosovën është serioze. Shtabi Emergjent Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK. Secili anëtar i Shtabit dhe secili institucion po japin maksimumin e mundësive të tyre. Inspektoret sanitar do të mbyllin secilin lokal a biznes që nuk i përmbahet protokollit të IKSHPK për mbrojtje nga përhapja e Covid 19.
Secili kemi përgjegjësi personale së pari të ruajmë vehtën, familjen tonë dhe shëndetin publik.
Unë kam besim tek Ju, bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë.
Shtabi Emergjent bashkë me IKSHPK po mbyllim qarkun e kontakteve, prandaj në ditët në vijim presim rënie të numrit të infektuarve. Nje numer i madh i rasteve e kane kaluar kohëzgjatjen e zakonshme te semundjes, ata presin ritestimin per ta verifikuar sherimin e tyre. Të gjithë të prekurve ju urojmë shërim të shpejtë.
Ju LUTEMI është kohë pandemie, të gjithë të jeni të kujdeshëm, të përdorni maskën, të mbani distancën dhe higjenën personale.