×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Panxha: Rreth 60% e prodhuesëve raportuan rënie të të hyrave, shteti t’i fus 500 milionë euro në ekonomi

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Rreth 60 % e kompanive kosovare që merren me prodhimtari kanë raportuar rënie të të hyrave financiare për muajin e kaluar si pasojë e pandemisë.

    Kështu bëri të ditur në një intervistë për portalin Front Online, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

    “Humbjet janë relativisht të mëdha, ne nuk kemi një numër fiks sesa është humbja totale për sektorin e prodhimit. Por, në bazë të një ankete, që e kemi bërë, rezulton që 60 % e kompanive kanë deklaruar se kanë ulje të madhe në qarkullim, në të hyrat financiare, si rrjedhojë kjo nënkupton që kemi probleme të mëdha në sektorin e prodhimit”, u shpreh ai.

    Fajtor për rënien e të hyrave – mbyllja e sektorëve tjerë të ekonomisë

    Shkaktari i uljes së të hyrave është i njohur për Panxhan.

    Sektori i prodhimit, ‘sherrin’, sipas tij,  ia pa mbylljes së bizneseve të sektorëve tjerë, shkruan Front Online.

    “Mos të harrojmë që sektori i prodhimit nuk është mbyllur direkt, por sektorët e tjerë,  që konsumojnë produkte: ndërtimtaria, gastronomia apo shërbime tjera, kanë qenë të mbyllur për një periudhë. E kjo do të reflektohet edhe në të hyrat e sektorit te prodhimit”, theksoi ai për Front Online.

    500 milionë euro i këndellin të gjithë sektorët e ekonomisë , përfshirë sektorin e prodhimit

    Në Pakon Fiskale, shteti ka ndarë nga kuleta e tij, 8 milionë euro për të përkrahur sektorin e prodhimtarisë.

    Kjo shumë po i duket e pamjaftueshme përfaqësuesit të tyre, shkruan Front Online.

    Mbi 500 milionë euro, Panxha, thotë se nevojiten për të rimëkëmbur gjithë sektorët e prekur të ekonomisë – përfshirë këtu sektorin e prodhimit.

    “Ekonomia e Kosovës, nëqoftëse i shikojmë parametrat ekonomik dhe e krahsojmë me atë që janë duke bërë vendet e tjera, nevojitet një injektim i mjeteve në shumën 500 milionë euro që të përkrahet ekonomia. Një pjesë e tyre duhet të dedikohet edhe për sektorin e prodhimit – rimëkëbjen e tij. Deri tash ekonomia është bazuar në import, tash është një mundësi e mirë që të punojmë bashke me Qeverinë që të bëjmë themelin për fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe të ndërrohet struktura ekonomike e Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

    Rimbyllja e mundshme e ekonomisë skenar shumë i keq, qytetarët të respektojnë masat

    Panxha u ka bërë thirrje qytetarëve  t`i respektojnë masat e parapara në mënyrë që të mos mbyllen prapë veprimtaritë ekonomike.

    Ndryshe nëse një gjë e tillë ndodh., ekonomia e vendit, siç thotë ai do të vihej në një pozitë të palakmueshme.

    E që situata të mos vie në këtë pozitë, ai pos qytetarëve po kërkon, edhe ndihmën e politikanëve që sipas tij duhet ta zgjidhin ngërçin politik.

    “Do të jetë një skenar shume i keq për Kosovën nëse na ndodh edhe neve, parandaj është shumë me rëndësi që plani i rimëkëmbjes shumë me shpejtë të përfundohet dhe po shpresojmë që situata politike të ketë një zgjidhje sepse pa marrë parasysh se çfarë plani miratojmë, ne kemi një situatë politike e cila është pothuajse e bllokuar, me një parlament jofunksional, ku duhet të dimë që një pjesë e mirë e ligjeve të pakos emergjente duhet të miratohen përmes parlamentit. Nëse na zë edhe faza e dytë e përhapjes se virusit, atëherë, do të jemi në një pozitë të palakmueshme”, theksoi ai për Front Online.

    Qeveria ka filluar tashmë me aplikimin e masave lehtësuese për bizneset e po ashtu Ministria e Financave ka nis diskutimet për pakon tjetër mbështetëse pas pandemisë për t`i ndihmuar ato./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.