×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Pandemia stopon investimet në biznese

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Rreth 800 mijë euro është vlera e mjeteve financiare që kishte planifikuar Armend Malazogu, pronar i kompanisë “Frutomania” të investojë në biznesin e këtij gjatë këtij viti. Por, këto investime, thotë ai, janë stopuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

    Kompania “Frutomania” që gjendet në komunën e Gjilanit, merret me prodhimin e lëngjeve nga frutat e shtrydhura. Kjo kompani ka arritur të mbulojë pothuajse tregun vendor dhe të depërtojë edhe në tregjet rajonale.Malazogu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se gjatë vitit 2020 është planifikuar që 12 produkte të reja të hyjnë në tregun e Kosovës dhe të rajonit.

    “Por, e gjithë ajo linjë për rritjen e zgjerimit të produkteve të përpunimit të frutave është stopuar për shkak të pandemisë dhe për shkak të kushteve të diktuara në treg. Gjithashtu, është paraparë të rritet edhe numri i stafit. Kemi planifikuar që në kompani gjatë vitit 2020 të investojmë nga 700 deri 800 mijë euro. Por, është shumë frikë dhe nuk mund të investojmë në këtë fazë”, tregon Malazogu.

    Gashi: Kemi pezulluar çdo investim të ri

    Edhe kompania tjetër private “AB- Coating” nga komuna e Istogut, ka pasur në plan që të investojë gjysmë milioni euro.Dardan Gashi, pronar i kësaj kompanie, e cila merret me përpunimin e metalit, tregon se në muajin qershor kishin në plan të investonin në makineri që mundëson zgjerimin e prodhimit. Por, ky plan është ndërprerë për shkak të sëmundjes COVID -19 që shkakton koronavirusi.

    “Nga mesi i këtij viti, ka qenë në plan të investohet një linjë të re prodhimit, e cila kap shumën rreth gjysmë milioni euro. Me këtë linjë, do të zgjeronim tregun, normal (do të kishte) rritje të shitjes, por edhe fitimit. Por, u ndërpre për shkak të pandemisë. Nuk e kemi ndërmend të investojmë pasi nuk po dihet kur përfundon situata”.

    “Në muajit e parë të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, ne kemi qenë duke u interesuar për çmimin final të investimeve. Edhe kredinë në një nga bankat komerciale në Kosovë e kemi pezulluar për shkak të pandemisë”, thotë Gashi.Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, rreth një miliard euro janë humbjet e bizneseve nga muaji mars për shkak të përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

    Për t’i ndihmuar bizneset, Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë të rreth 180 milionë eurove, në bazë të së cilës për muajin prill – maj, punëtorët e kompanive private kanë marrë nga 170 euro në muaj dhe me 50 për qind janë subvencionuar qiratë e bizneseve.Por, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret që ndihmon direkt bizneset që kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë.Kuvendi i Kosovës për herë të dytë, më 17 shtator, ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

    Stopimi i investimeve shkakton humbje për kompanitë dhe buxhetinAgim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se procesi i investimeve në biznes sjell përfitime financiare për kompaninë, por nga to përfitojnë edhe konsumatorët dhe qytetarët pasi rrit shkallën e punësimit.Shahini vlerëson se 50 për qind e bizneseve kanë ndërprerë investimet e tyre për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Prill 2025
    Iniciativa qytetare me moton: “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së katërt me radhë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike...
    Ekonomi26 Prill 2025
    Po bëhen gati 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, por Kosova ende nuk e ka Qeverinë e re. Partia...
    Ekonomi19 Prill 2025
    Përdoruesit e Binance tani mund të blejnë kriptovaluta përmes Apple Pay dhe Google Pay. Binance, lider global në ekosistemin e blockchain-it dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Kronika29 Prill 2025
    Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka arrestuar një person. I njëjti dyshohet se ka vjedhur një makinë në Prishtinë, me të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian – por...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.