×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia goditi fortë arkën e shtetit, ATK e Dogana miliona euro më pak

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Dy institucionet që çdo vit mbushin arkën e shteti me para, janë prekur fortë nga pandemia e koronavirusit. Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë pësuar rënie në të hyra. Këto dy institucione aktualisht kanë miliona euro më pak në arkë. ATK tani ka 26 milionë euro më pak të hyra, kurse Dogana i ka mangu hiç më pak se 61 milionë euro.

    Pandemia e koronavirusit e cila është ende prezent në mbarë botën, ka shkaktuar probleme të mëdha ekonomike në shumë vende.

    Edhe në Kosovë, pandemia ka bërë që të krijoj probleme në aspektin ekonomik ashtu edhe shëndetësor.

    Masat që Kosova ka ndërmarrë në muajin mars për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, siç janë kufizimet në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, shlyerja dhe shtyrja e obligimeve tatimore ka ndikuar në uljen e të hyrave në Administratën Tatimore Kosovës (ATK) dhe në Dogana.

    Nga ATK-ja kanë thënë se nga muaji mars që edhe kur është shfaqur koronavirusi, ka pasur rënie të të hyrave si pasoj e pandemisë.

    Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK, ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se inkasimi i të hyrave ka ndikuar shumë pas vendimeve për zgjatje të afatit të detyrimeve tatimore.

    “Duke pas parasysh se gjatë muajve mars dhe prill, kemi pasur rënie të të hyra si pasoj e pandemisë, në muajin maj 2020 kemi rikthim të trendit rritës të të hyrave tatimore. Vlen të theksohet se inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave, duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për zgjatje të afatit të deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale”, ka thënë Bytyqu-Sefa.

    Por sa janë humbjet në këtë Institucion. Në periudhën Janar-Maj të këtij viti ATK ka pasur të hyra prej 186.1 milionë euro, kështu për periudhën e njëjtën të vitit të kaluar ka pasur mbi 26 milionë euro më pak të hyra.

    “ Totali i inkasimit të të hyrave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milionë euro, ndërsa, vetëm për muajin maj inkasimi i të hyrave në raport me planin është për 4.5 milionë euro apo 13% më shumë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rënie për 12.4% apo 26.2 milion euro më pak”, thotë Bytyqi-Sefa për FaktePlus.

    Hiç më mirë në të hyra nuk qëndron as Dogana e Kosovës. Në këtë Institucion për periudhën Janar-Maj janë realizuar 441,8 milionë euro.

    Adriatik Stavileci nga Dogana thekson së të hyra në import në periudhën e njëjtë, në vitin 2019 kanë qenë 502,8 milionë euro.

    “Në vitin 2019 në periudhën Janar-Maj, në import kanë qenë 502,8 milionë euro të hyra nga importi ndërsa në të njëjtën periudhë kohore në këtë vit kanë qenë 441,8 milionë euro pra 12.14 për qind më pak”, thotë ai.

    Sipas të dhënave, Dogana e Kosovës krahasuar më vitin e kaluar, në periudhën e Janar-Maj ka 61 milionë euro më pak të hyra nga importi.

    Ndryshe Kosova ka hequr të gjitha masat kufizuese, institucionet e vendit kanë vënë në funksion pakon emergjente për qytetarët dhe bizneset, po ashtu është menduar edhe pakoja e dytë për rimëkëmbjen ekonomike.

    Ndonëse zyrtarisht nuk ka pasur statistika për blerën e humbjeve në kohën e pandemisë, ekspertët ekonimik kanë theksuar se në kohën e pandemisë humbja ekonomike është 10 milionë euro në ditë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.