×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Pandemia detyroi bizneset të reduktojnë numrin e punëtorëve

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Masat e Qeverisë kundër Covid-19, që kufizojnë orarin e punës, kanë ndikuar negativisht te bizneset në kryeqytet. Pronarët e disa bizneseve në Prishtinë thonë se pandemia Covid-19 lëvizjes, u ka shkaktuar humbje të mëdha, e të cilat kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të punëtorëve.

    Sylejman Limoni, pronar i një lokali në Prishtinë thotë për KosovaPress, se mungesa e të ardhurave nga biznesi ka ndikuar edhe në reduktimin e punëtorëve. Ai thotë se nga dhjetë punëtorë, tani jemi vetëm katër punëtorë.

    Limoni: Kemi përgjysmuar punëtorët

    “Numrin është deshtë me e reduktuar, domethënë pozita më e keqe e një shefit të lokalit është kur do me i reduktuar punëtorët për një arsye që ia nis me ra puna shkaku i pandemisë. Ne kanë qenë 9 ose 10 punëtorë me kuzhinier, e menaxher, është dashtë me e reduktua përgjysmë”, thotë ai.

    Ndërsa, Ilir Gashi menaxher i një restoranti, ka thënë se pandemia ka ndikuar negativisht më shumë se 50 përqind në bizneset e Kosovës. Ai thotë ky lokal është dashtë që t’i largojë dy punëtorë, por shton se shpeshherë punëtoret mundohen ta kuptojnë pronarin e lokalit për kushtet në të cilat gjendemi.

    Gashi për KosovaPress, thotë se do të ishte mirë që Qeveria të vazhdojë me mbështetjen e bizneseve dhe për punëtorët.

    Gashi: Po punojmë vetëm sa me mbijetuar

    “Jena kanë 7 punëtorë para fillimi të pandemisë, kur ke pandemia nuk kemi punuar krejt ata dy muaj. Për momentin tash jemi vetëm dy më pak, por kemi njëfarë kuptimi prej punëtorëve edhe prej krejt stafit sepse po e shohin sa kemi pune edhe sa është rrjeti i qarkullimit, kështu që nuk është puna me punua me fitua diçka, por me mbijetuar po flas për gastronomi….Kërkesat tona për Qeverinë janë bërë të ditura. Primare është ajo mbështetja e Qeverisë, e cila është dashtë me vazhduar që ka filluar në Qeverinë e kaluar dhe është e ndaluar me këtë Qeveri për arsye të ratifikimit të buxhetit. Por, kishte me qenë mire deri ka fundi i vitit me vazhduar ajo mbështetje për punëtorët që me iu lehtësua puna edhe për pronarëve edhe punëtorëve edhe me qenë një mirëqenie më të mirë”, thotë ai.

    E Shkëlqim Spahija, pronar i një kafiterie ka thënë se në lokalin e tij kishte me shumë punëtorë, por pandemia, masat e Qeverisë, si dhe të ardhurat e tij nga lokali, kanë ndikuar që ai ta ketë vetëm një punëtor.

    Spahija: Prej tre punëtoreve, tani e kam vetëm një punëtor

    “Për momentin e kam një punëtor, kemi pasur më shumë punëtorë, tash për momentin jemi veç me një punëtor, se nuk ke më mundësi me mbajt. Ne si biznes punojmë me orar të plotë, punojmë deri në ora 20:00 dhe varemi më shumë prej studentëve, nxënëseve, prej zyrave. Tash qysh e dini të gjithë nuk ka, janë duke punuar online të gjithë, fakultetet nuk janë duke operuar dhe nxënëset nuk kanë, domethënë është ndikimi shumë i madh”, ka thënë ai.

    Pronarët e bizneseve në Prishtinë thonë se nëse Qeveria nuk ndërmerr masa në favor të bizneseve, ata detyrohen edhe t’i mbyllin lokalet. Ata thonë se shpresa e vetme e tyre është zbatimi i pakos emergjente.

    Nga Rubrika
    Ekonomi05 Dhjetor 2024
    Gëzim Tosuni, i cili është nip i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, është emëruar sot nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Bordit i...
    Ekonomi05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar Gëzim Tosunin dhe Lumnije Zekën për anëtare të Bordit të Operatorit Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)....
    Ekonomi02 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti foli me “krenari dhe vetbesim” në seancën e sotme të Kuvendit për qeverisjen e tij katërvjeçare, e cila sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Rebelët sirianë thonë se e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. Rebelët...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Në një zhvillim dramatik, rebelët sirianë kanë pushtuar pallatin presidencial të Bashar al-Assad në Damask, ndërsa shpallin Sirinë si “të lirë” pas...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Gjatë orëve të vona të natës, Anisa papritmas është rrëzuar në dhomën e gjumit. E kjo ka shkaktuar të qeshura të mëdha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.