
Një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën këtë të dielë, teksa punonte në një ullishte.
Media greke ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Megaplatano Atalanti, ndërsa i riu është aksidentuar teksa drejtonte një traktor. Automjeti është përmbysur duke vënë përfund të riun, i cili humbi jetën.
Emri i shqiptarit nuk është bërë publik në median greke. Raportohet se në vendngjarje mbërriti ambulanca me dy zjarrfikëse, por shqiptari kishte ndërruar jetë.