
Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, u deklarua për media ndërkohë qe po mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë Hoti, raporton Front Online.
Ajo tha se po votohet një Qeveri e jashtëligjshme.
“Është duke u votuar një Qeveri e jashtëligjshme dhe ne kundërshtim me vullnetin e popullit”, deklaroi ajo.
Pacolli tha se kjo Qeveri do të jetë nën udhëheqjen e Thaçit.
“Kjo Qeveri nuk është Qeveria Hoti, por Qeveria e Thaçit. Dhe do të jetë e varur direkt nga Beogradi”, u shpreh Pacolli./Front Online
Pacolli: Kosova është duke shkuar drejt një vendi autoritar nën udhëheqjen e Thaçit