Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës së komunitetit egjiptian, ka pritur një delegacion të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.
Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre dhe ka falënderuar për kontributin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës. Tha se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë të rëndësishme për promovim të vlerave të shoqërisë.
Siç njofton kumtesa nga Kuvendi, deputeti Veton Berisha, në emër të këtij komuniteti i ka ndarë një mirënjohje kryetares Osmani dhe ka kërkuar që dita e këtij komuniteti të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.
“Në këtë takim, deputeti Berisha ka përmendur problemet e komunitetit egjiptian me përfshirjen në jetën institucionale dhe mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësimin online”, tha ajo.

Të tjera
-
20:30 | 19 Maj 2022
-
20:29 | 19 Maj 2022
-
Bota/RajoniCovid-19 në Shqipëri, 42 raste të reja20:28 | 19 Maj 2022
-
20:25 | 19 Maj 2022
-
20:17 | 19 Maj 2022
-
20:09 | 19 Maj 2022
-
19:57 | 19 Maj 2022
-
19:50 | 19 Maj 2022
-
19:50 | 19 Maj 2022
-
19:44 | 19 Maj 2022
-
19:40 | 19 Maj 2022
-
19:36 | 19 Maj 2022