Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas inicimit të aktakuzave ndaj Presidentit HashimThaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, nga Dhomat Speciale, shkruan Front Online.
Ajo ka thënë se Kosova duhet të veprojë me maturi.
“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka shkruar Osmani
Postimi i plotë i saj:
Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.
Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë.

Të tjera
-
21:04 | 01 Shkurt 2023
-
20:57 | 01 Shkurt 2023
-
20:56 | 01 Shkurt 2023
-
20:49 | 01 Shkurt 2023
-
20:38 | 01 Shkurt 2023
-
20:27 | 01 Shkurt 2023
-
20:10 | 01 Shkurt 2023
-
20:02 | 01 Shkurt 2023
-
19:57 | 01 Shkurt 2023
-
19:25 | 01 Shkurt 2023
-
19:19 | 01 Shkurt 2023
-
19:16 | 01 Shkurt 2023