
Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se masa është e mbështetur në marrëveshje të arritura me herët me ndërmjetësimin e BE-së.
“Me gjithë respektin e duhur, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Shumica e tyre i referohen CEFTA (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, shkruan Osmani.
With all due respect, rejecting the principle of reciprocity means rejecting the agreements reached in the 🇪🇺 dialog. Most of them refer to CEFTA (which includes the princ.of reciprocity) and some explicitly call for reciprocity in trade relations. 1/2 https://t.co/Yr1OjXNKTX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 31, 2020