×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani i përgjigjet Grenellit: Me Serbinë luftuam për liri, njohja nuk është simbolikë

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, i cili në një postim të mëhershëm ia përmendi Osmanit ankesat e vazhdueshme të cilat ai i quajti “simbolikë”.

    Osmani në Twitter i reagoi Grenellit duke i thënë se njohja reciproke nuk është simbolikë, por është njohje e një realiteti, veprim ky që siç u shpreh ajo SHBA-të ishin ndër të parat që e bënë, shkruan lajmi.net.

    “Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti që SHBA-të ishin të parat ta bënin një gjë të tillë. Ta thërrasësh projektin tonë të përbashkët një “simbolikë”, minimozon investimet bipartizane të SHBA-ve në Kosovë. Dhe jo, ne nuk luftuam me Serbinë për fjalë, mbiemra apo simbolika, por luftuam për liri, luftuam kundër gjenocidit. Dialogu i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohje reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çka premtuan”, ka shkruar ajo.

    Osmani vazhdoi edhe më një postim të tretë, duke thënë se simbolika s’mund të krijojë vende pune, por se një gjë të tillë s’mund ta bëjnë siç u shpreh ajo “as politikanët e korruptuar”.

    “Pajtohem. Simbolika nuk krijon vende pune. Por as politikanët e korruptuar në Kosovë s’mund ta bëjnë këtë, politikanët që kanë udhëhequr me shtetin dhe kanë shkatërruar ekonominë për 20 vite”, i është përgjigjur ajo Grenellit.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.