×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani diskuton për dialogun me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë , Thomas Kolly, raporton Front Online.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeparlamentares, drejtuar mediave.

    Në njoftim thuhet se Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimi me shtetin zviceran.
    Osmani ka folur për rolin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe mbështetjen e shtetin zviceran ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit të përpjekjeve për pavarësinë e vendit.

    Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga ambasadori Kolly që shteti i tij të vazhdojë me përkrahje të Kosovës edhe më tej, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

    Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin në sfera të tjera, teksa kryetarja Osmani u fokusua në bashkëpunimin në sferën e diplomacisë parlamentare ndërmjet të dy vendeve.

    Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të posaçëm për procesin e dialogut me Serbinë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.