×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    OSHP-ja s’di çka të bëjë, pacientët e Hemodializës që dy vite pa barna

    FrontOnline
    23 Shtator 2019

    “S’po dimë çka me ba”. Kjo ishte fjalia me të cilën kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Blerim Dina, hapi seancën në të cilën është bërë shqyrtimi kryesor i ankesës së Operatorit Ekonomik (OE) ”Pharma Leader”, kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me barna nga Lista esenciale për FSSH dhe DF në MSH Lot 10”.

    Para disa ditësh “Front Online” kishte raportuar se ampula “Ferric Hydroxide In Complex With Sucrose”, e cila është e domosdoshme për tu përdorur gjatë procesit të Hemodializës, është duke munguar gati që dy vite. Procesi i përzgjedhjes që Operatorit të ri tashmë po dështon që disa herë. Për këtë çështje “Front Online” ka kërkuar sqarime nga zyra e ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli, por gati as për tri javë pritje nuk ka arritur t’i marrë ato.

    Gjatë ditëve të fundit ministri Ismajli është para shpesh duke promovuar hapësira të rregulluara brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pjesa dërmuese e pacienteve që janë të shtrirë aty detyrohen t’i blejnë edhe gjërat më elementare të domosdoshme për trajtim e tyre.

     

    Për ta shkurtuar kohën gjatë seancës, kryetari i Panelit Shqyrtues në këtë rast Blerim Dina menjëherë ia ka dhënë fjalën përfaqësuesit së OE ankues Agron Sadikut.

    Ky i fundit para të pranishmeve në seancë u mundua në mënyrë më të detajuar të shpjegoj rrjedhën e këtij procesi i cili po zvarritet gati që dy vite.

    Por, një gjë e tillë këtij iu pa mundësua nga ana e kryesuesit të seancës i cili nga Sadiku kërkoj ta thotë fjalën e fundit për këtë seancë.

    Gjatë seancës Sadiku ka thënë se ndihet i dëmtuar dhe diskriminuar nga vendimet që ka marrë në këtë rast zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

    “Ky është një produkt i domosdoshëm për pacientet që janë me Hemodializë. Është zgjatur shumë procesi, pasi Autoriteti Kontraktues

    nuk i  ka marrë parasysh shumë argumente të organeve përgjegjëse. Është totalisht e pa kuptimtë dhe e pa pranueshme që për të nijetin produkt unë paguaj TVSH-në 8 %, deri sa OE së fundi i rekomanduar për kontratë ‘Liri Med’ nuk paguan” ka thënë Sadiku.

     

    Ai më tutje ka bërë të ditur se zyra e drejtorit të Doganës i ka konfirmuar se produkti në fjalë duhet ti nënshtrohet pagesës së TVSH-së, prej 8 %, por për kundër kësaj zyra e Prokurimit e MSH-së ka rekomanduar për kontratë.

    Në anën tjetër, përfaqësues i MSH-së Alban Thaqi ka thënë se Operatori Ekonomik së fundi i rekomanduare për kontratë “Liri Med” i ka sjell MSH-së një vendim më të cilin ai konfirmon se për sasinë e importuar ka qenë e liruar nga TVSH-ja.

    Duke e konsideruar vetëm si të dëmtuar në proces, përfaqësuesi i OE ankues Agron Sadiku gjatë seancës ka tentuar të polemizoj për përfaqësuesit e MSH-së, por një gjë e tillë atij iu pa mundësuar nga kryesuesi i panelit.

    Ai gjithashtu kërkoi që të jepet pakë kohë për shpjegim sa më të mirë të situatës, por as kjo nuk iu mundësua.

    Por, i vetmi që ishte më se konkret dhe kërkonte përgjigje nga Zyra e Prokurimit e MSH-së dhe Paneli Shqyrtues ishte eksperti Shqyrtues Ilir Halili

    “Nëse norma e TVSH-se është 8% duhet te jetët e njëjtë për te gjithë OE-te, nëse norma e TVSH-se është 0% po ashtu duhet te jete për te gjithë e njëjtë” ka thënë ai gjatë seancës

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së ankues tha se kërkon të aprovohet ankesa e tij si e bazuar dhe lënda te kthehet ne rivlerësim.

    Deri sa në anën tjetër në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i AK-së deklaroj: Kërkojmë nga paneli shqyrtues te hedhë poshtë ankesën e OE-se dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues

     

    Por, Në bazë të një hulumtimi që ka bërë “Front Online” ka parë se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar tri kompani. Kompania “Exclusive Corporation” ka ofertuar me 80,967.60 euro dhe në këtë çmim e ka të llogaritur edhe TVSH-në prej 8%, ashtu siç parashihet me ligj. Po ashtu edhe kompania tjetër “Pharma Leader” në këtë tender ka ofertuar 79,254.00 euro dhe po në këtë çmim e ka llogaritur edhe TVSH-në e derisa kompania tjetër “Liri-Med” ka ofertuar me 78,540.00€ pa llogaritur fare TVSH-në prej 8%, ashtu siç parashihet me ligj.

    Pas shqyrtimit të ofertave zyra e prokurimit e kësaj Ministrie për kontratë kishte rekomanduar kompaninë “Pharma Leader”, e cila ishte kompania e përgjegjshme më çmimin më të ulët, por i pakënaqur me këtë kompania konkurrente “Liri-Med” i është drejtuar me ankesë Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe kjo e fundit qe disa herë po urdhëron që lënda të rikthehet në rivlerësim. Por vendimi i fundit i gjykatës së tenderëve edhe më shumë e ka komplikuar situatën, pasi dy institucione kompetente – Ministria e Shëndetësisë dhe Dogana e Kosovës, po thonë se produkti në fjalë në bazë të ligjit i nënshtrohet TVSH-së prej 8%.

    “Front Online” për këtë çështje të ndejshme i ka dërguar pyetje zyrës së mediave, sekretarit, por edhe ministrit Uran Ismajli, por pavarësisht gati dy jave pritje “Front Online” nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

    Por, jo zyrtarisht zyrtarë të kësaj ministrie të gjithë fajin për kaosin e krijuar po ia hedhin Doganës së Kosovës e cila sipas tyre në kundërshtim me ligjin ka lejuar një Operator Ekonomik që një sasi të këtij produkti ta fus në Kosovë pa iu nënshtruar pagesës së TVSH-së. “Produkti në fjalë ka TVSH. Dogana e Kosovës e ka komplikuar situatën. Në këtë proces ka punë Prokuroria” thotë jo zyrtarisht një zyrtar i lartë i kësaj ministrie.

    Për këtë çështje “Front Online” ka kërkuara përgjigje të detajuara nga Dogana e Kosovës, por edhe pas dy javë pritje nga ta ka arritur të marrë vetëm një përgjigje të përgjithësuar që nuk lidhës direkt me pyetjet e dërguara.

    Arton Demasaj, nga organizata “Çohu”, thotë se zvarritja e procesit për më shumë se një vit flet mjaft. Sipas tij, autoritet për vendosjen e TVSH-së është Dogana e Kosovës e jo Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik. “Vetë zvarritja tregon se ka tendencë të manipulimit të procesit e në këtë rast është i ndjeshëm dhe i dhimbshëm, pasi po e pëson një kategori e njerëzve që kanë shumë nevojë, siç janë pacientët me hemodializë. Në rastin konkret nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Dogana e Kosovës thonë se produkti duhet t’i nënshtrohet TVSH-së më së paku nevojë ka OSHP-ja ta bllokojë këtë proces” ka thënë më parë Demhasaj për gazetën “Zëri”.

    Sipas tij, në këtë rast Prokuroria duhet t’i nisë menjëherë hetimet dhe ta zbardhë këtë rast, pasi po përfitojnë individët e caktuar e po dëmtohen qytetarët që kanë nevojë për këtë produkt. “Në raste si kjo organet e drejtësisë duhet të reagojnë sa më shpejt. Ato nuk duhet të lejojnë që për interesa të individëve ose të institucioneve të caktuara të lejojnë të dëmtohen qytetarët e Kosovës, sidomos ata që kanë më së shumti nevojë nga barnat e Listës Esenciale, pasi kanë trajtim të rregullt tri herë në javë”, ka thënë Demhasaj.  / Front Online /

    Ministria e Shëndetësisë i la gati dy vite pa barna pacientët e Hemodializës

    https://frontonline.net/loja-me-tvsh-ne-le-pa-preparate-pacientet-e-hemodializes/

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Hulumtime08 Prill 2024
    Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit,...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.