×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita i thotë “jo” ftesës së Hotit për bashkërendim të qëndrimeve për dialogun

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë të vendit në një takim nesër, nga ora 11:00, për të bashkërenduar qëndrimet e spektrit politik në vend për dialogun, para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, raporton Front Online.

    “Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, shkroi Hoti në Facebook.

    Po kësaj ftese nuk i janë përgjigjur pozitivisht partitë opozitare të vendit.

    Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë për Front Online, se kjo ftesë e bërë nga një Qeveri “ilegale”, siç e ka quajtur ai, është fyerje për elektoratin dhe sistemin demokratik të vendit.

    “Unë si një ish-zëvendëskryeministër i Qeverisë legjitime mendoj që thirrja prej një kryeministri kukull të Hashim Thaçit, të një Qeverie ilegale, e formuar në 1 ose në ora 2 të mëngjesit është ofendim për elektoratin dhe për sistemin demokratik të Kosovës”, ka thënë ai.

    Ndërsa për sa i përket pjesëmarrjes së liderit të VV-së, Albin Kurti, në këtë takim, Abazi pohoi se nuk ka informacione.

    “Se a do të marrë pjesë Kryeministri Kurti në këtë forum nuk e di”, ka thënë Abazi për Front Online.

    Kësaj ftese nuk do t`i përgjigjet as Partia Demokratike e Kosovës. Në një reagim për media kjo parti, e ka cilësuar jo serioze ftesën nga Kryeministri Avdullah Hoti, raporton tutje Front Online.

    “Qasja e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze. Kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti. Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thuhet në reagimin e lëshuar nga kjo parti.

    Ndër të tjera nga kjo parti, është vlerësuar se Qeveria “Hoti”, është duke e dëmtuar frymën e bashkëpunimit për dialogun.

    “Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”, thuhet ndër të tjera aty.

    Në ndërkohë gjatë ditës, partitë që janë në koalicion me LDK-në, si AAK-ja dhe Nisma, kanë pohuar se do t`i përgjigjen pozitivisht ftesës së Hotit. Në takim pritet të marr pjesë edhe AAK-ja./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës në Gjilan ka intensifikuar masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik, ku kanë konfiskuar 20 motoçikleta dhe shqiptuar gjoba...
    Lajme13 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar emërimin e anëtarit të VV-së Mentor Hysenit, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë...
    Lajme13 Gusht 2025
    I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit....
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV’së Mentor Hyseni në krye të ATK’së. Ajo ka thënë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) tha sot se ka pranuar nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, Aktvendimin lidhur me...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë....
    Lajme13 Gusht 2025
    I dyshuari për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit është dërguar në Gjykatë. Ndaj tij do të mbahet sot seanca për caktimin...
    Lajme13 Gusht 2025
    Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës po diskutohet në Konferencën e Ambasadorëve, në ditën e tretë të kësaj ngjarjeje. Tema po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.