×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Opozita bjelloruse: “26 vite makth duhet të marrin fund!”

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Ishte një nga demonstratat më të mëdha të organizuara nga opozita. që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Më shumë se 100.000 vetë u grumbulluan në kryeqytetin Minsk të dielën. Edhe në qytete të tjera njerëzit dolën në rrugë të protestonin. Ata duan që presidenti që qeveris prej 26 vitesh Bjellorusinë të largohet. “Ne duam një vend pa Lukashenko” dëgjoheshin thirrjet e shumë demonstruesve. “Ik!”, “Vrasës!” dhe “Liri për të burgosurit politikë” ishin thirrjet e tjera. Në kolonën e demonstruesve marshonin disa grupe që mbanin flamujt e opozitës me shirita të bardhë e të kuq deri në 100 metra të gjatë. Ky flamur i nxjerrë nga përdorimi nga Lukashenko konsiderohet si simbol i opozitës së vendit europianolindor.

    Si shenjë e protestave paqësore shumë përkrahës të opozitës mbanin veshje të bardha, lule dhe tullumbace. Tek mbështetësit e “Marshit të Lirisë” renditen edhe gazetarë të njohur të televizionit shtetëror, studiues, njerëz të biznesit e diplomatë të lartë.

    Minsk | Anti Regierungsproteste (Getty Images/AFP/S. Gapon)

    “Bjellorusi e re”

    Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kandidates opozitare të arratisur në Lituani, Svetlana Tichanovskaja, për protesta në fundjavë në të gjithë vendin. Ajo bëri të ditur themelimin e një komiteti që do të përgatisë ndërrimin e qeverisë në Bjellorusi. Në një mesazh me video nga Lituania, Tichanovskaja ka bërë të ditur, se është gati të drejtojë vendin dhe se do të krijojë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira e të ndershme. Pas zgjedhjeve, Tichanovskaja u largua nga vendi, sipas të dhënave të ekipit të saj pas kërcënimeve. Bashkëshorti i saj opozitar ndodhet në Bjellorusi në burgim.

    Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e opozitës në Minsk tha para demonstruesve, se “26 vite makth duhet të marrin fund”. Kolesnikova kishte punuar ngushtë me kandidaten e opozitës gjatë fushatës zgjedhore. Në mbrëmjen e së dielës u grumbulluan në Minsk sërish disa mijëra vetë që protestuan kundër Lukashenkos. “Ne besojmë, se po ngrihet një Bjellorusi e re”, thotë një demonstruese. Të tjerë shprehen, se nuk duan më të dëgjojnë gënjeshtrat e Lukashenkos dhe diktaturën.

    Minsk | Anti Regierungsproteste (Getty Images/AFP/S. Gapon)

    Pavarësisht protestave masive në vend, presidenti Lukashenko lufton të qëndrojë në post. Ai u përpoq në një kundërdemonstratë të mobilizojë përkrahësit e tij. Punonjësit e administratës shtetërore u sollën me autobusë nga i gjithë vendi në kryeqytetin Minsk. Me rreth 10.000 vetë, Lukashenko grumbulloi shumë më pak njerëz në rrugë. “Më shumë se 80% e votave nuk mund të gënjejnë”, tha Lukashenko para demonstruesve duke iu referuar zgjedhjeve të së dielës javën e kaluar. Ai theksoi, se nuk do t’ia “dorëzojë” vendin opozitës.

    Belarus Pro-Lukaschenko Demo in Minsk (Reuters/V. Fodosenko)Përkrahës të Lukashenkos dolën më 16 gusht në mbështetje të presidentit. (DW)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.