×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Numri i të varfërve ekstremë në botë mund të kalojë një miliard

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, mund t’i fusë edhe 400 milionë njerëz në varfëri ekstreme, thuhet në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara.

    Raporti, i publikuar të premten, paraqet disa skenarë për vlerësimin e ndikimit të koronavirusit në të ardhurat globale.

    Në skenarin më të keq – humbje për 20 për qind e të ardhurave për kokë banori – numri i atyre që jetojnë me 1.90 dollar në ditë mund të rritet në më shumë se një miliard. Për më shumë se 3.7 miliardë njerëz – mbi gjysmën e popullsisë së botës – të ardhurat po ashtu mund të bien nën 5.50 dollarë në ditë.

    “Perspektiva për më të varfërit në botë duket e zymtë nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për ta”, tha Andy Sumner, një nga autorët e raportit, raporton agjencia e lajmeve Reuters. “Përparimi në zvogëlimin e varfërisë mund të kthehet 20 deri në 30 vjet prapa dhe ta bëjë ëndërr qëllimin e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund kësaj dukurie”, tha ai.

    Miliona njerëz në botë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka detyruar mijëra biznese të ndalojnë operimet. Sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 7.5 milionë njerëz në botë. Prej tyre, mbi 3.5 milionë janë shëruar dhe mbi 422,000 kanë vdekur./tch

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.