Në një kohë ku SHBA-të ‘vlonin’ nga protestat kundër dhunës se policisë dhe vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, një shqiptar me detyrë oficer policie është kthyer në hero duke shpëtuar nga mbytja dy persona nga mbytja në Florida (babë e bir afrikano-amerikanë).
Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, ku rreth orës 10:30 të mëngjesit, një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar.
Babai dhe djali i tij dy vjeç filluan të notonin thellë në det. Por brenda disa minutash, një dallgë e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babai i tij në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por më vonë i mbaruan energjitë.
Për fat të mirë, oficeri i policisë, i quajtur Ermir Vila edhe pse jashtë shërbimit nuk e mendoi dy herë për tu shkuar në ndihmë. Ai pas disa minutash përpjekje arriti të nxirrte në breg baba e birë.
Djali ishte me fat që kishte krahët e ujit dhe, megjithëse ai lëshoi në det të hapur, ishte në gjendje të merrej pa lëndime. Shefi i zjarrit Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për notimet, fëmija do të ishte mbytur.
Pas kësaj ngjarje, Vila u nderua nga Shefi i zjarrfikësve, Paul Dezzi. Paul Dezzi, në emër të County Longboat Key, i dha oficerit Vila një “Medalje e Nderit” e cila iu dërgua Shefit të Policisë në Shelby për t’ia paraqitur Oficerit Ermir Vila. Mirëpo, ajo çka u ka bër përshtypje të veçantë, autoriteteve amerikane, qytetarëve dhe gazetarëve, ka qenë thjeshtësia e shqiptarit.
Ermir Vila, u tha gazetarve dhe autoriteteve vendore, se ai mbetet i përulur për të gjithë ngjarjen : “Nuk e ndjej se meritoi ndonjë vëmendje të veçantë, ngase si unë dhe çdo oficerë policie, apo qytetar nëse i jepet mundësia, përpiqen për të bërë më të mirën, për të ndihmuar të tjerët në çdo rast”.

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023