×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OEAK kërkon që Kosova të krijojë ligj të veçantë për trajtimin e gjobave dhe borxheve pas pandemisë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Mbarëvajtja e procesit të aplikimeve për kompensim nga Ministria e Financave, roli i Administratës Tatimore të Kosovës mbi mbledhjen dhe shqyrtimin e aplikimeve, ndikimi që ka pasur pandemia COVID-19 mbi operacionet e ATK-së si dhe sugjerimet për të ardhmen, ishin ndër pikat e diskutuara në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe programi i BE-së për Zhvillim të Ndërmarrjeve dhe Lehtësim të Investimeve.

    Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, duke e përgëzuar ATK-në për punën e palodhshme dhe disponueshmërinë, ritheksoi rolin kyç të këtij institucioni sidomos gjatë kësaj kohe. Ai shtoi se në një takim virtual me Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, OEAK ka propozuar krijimin e një ligji të veçantë pas pandemisë, i cili do të zgjidhte çështjen e gjobave të mundshme që do të krijohen gjatë kësaj periudhe por edhe faljen, trajtimin më të mirë të borxhit të akumuluar dhe interesave ndëshkimore që mund të krijohen në këtë kohë.

    Sipas Zekas, një kërkesë e tillë do të duhej të merrej parasysh meqë në fund të fundit ruajtja e shëndetit të mirë të ndërmarrjeve dhe niveli i garantuar i të hyrave të shtetit është në interesin e të gjithëve.

    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, theksoi se për ATK-në pandemia ka ndikuar negativisht në kufizimin e aktiviteteve të planifikuara për këtë vit, e rrjedhimisht edhe në aspektin e të hyrave. Sipas tij, është e vështirë të merret një pasqyrë e saktë e ndikimit që pandemia ka pasur mbi ekonominë e vendit, sidomos për shkak se janë marrë tre vendime radhazi lidhur me zgjatjen e afatit për deklarim dhe pagesë të tatimeve.

    Ai shtoi se vendimi i fundit është marrë me qëllim që bizneset t’u shmangen kalkulimit të interesit dhe që ndërmarrjet në vështirësi financiare të kenë mundësi që sa më parë t’i përfundojnë pagesat e detyrimeve, e megjithëse është apeluar që të njëjtit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, nuk është hasur në ndonjë fluks të aplikimeve për marrëveshje.

    Për më tepër, Murtezaj foli edhe mbi përgjegjësinë e ATK-së për ofrimin e vërtetimeve tatimore, përmes të cilave u është mundësuar liria e lëvizjes punëtorëve, duke shtuar se këto vërtetime janë azhurnuar disa herë konform rregullave të caktuara nga Qeveria dhe përmes kësaj platformë janë lëshuar mbi 5000 vërtetime brenda pak minutash. Murtezaj mes tjerash përmendi se ka ngritur çështjen e hapjes së një pike kontakti për të dhënë sqarime nga zyrtarët shtetërorë për komunitetin e biznesit.

    Remzi Uka, Kryeshef Ekzekutiv dhe Drejtor i Departamentit të Tatimeve në kompaninë e shërbimeve financiare AFAM Group, tha se një nga vështirësitë më të mëdha me të cilën janë ballafaquar bizneset gjatë kësaj kohe ka qenë mungesa e qartësimit mbi lejet e qarkullimit, sidomos për bizneset të cilave masat mbrojtëse ua kanë ndaluar tërësisht operimin. Tutje, ai foli edhe për kompensimet nga Pakoja Emergjente Fiskale duke theksuar se si pasojë e çrregullimeve të veprimtarive të institucioneve dhe kufizimit të lëvizjes, regjistrimi i aplikuesve për pakon emergjente ka qenë i vështirë, e kjo është dëshmuar sidomos në rastet kur vetëm një pjesë e stafit të kompanive ka marrë kompensim.

    Një çështje tjetër e ngritur nga Uka ishte edhe aplikimi për marrëveshje të pagesës me këste, për të cilën sugjeroi se në vend të 7 kësteve për pagesë të tatimeve, bizneseve duhet t’u jepet mundësia edhe për 12 apo në disa raste më të rënda edhe 24 këste nëse vlera është e madhe.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.