Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se një valë e dytë e koronavirusit mund të godasë këtë vjeshtë, teksa u kërkuan vendeve të krijojnë program të suksesshëm testimi, gjurmimi dhe izolimi.
Dr Hans Kluge, drejtori rajonal evropian i OBSH-së, theksoi dje se gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi i njerëzve të infektuar potencialisht me Covid-19 ishte ‘një element thelbësor’ i strategjisë, shkruajnë mediet e huaja.
Dr. Kluge tha përgjatë një konference të OBSH-së të enjten se ishte e mundur që vjeshta mund të ketë një ndikim në numrin e rasteve,.
“Ka mundësi të madhe që kur të fillojë vjeshta dhe të fillojë edhe gripi sezonal, të ekzistojë mundësia e një efekti sezonal në virus – por nuk jemi akoma të sigurt – që atëherë do të shohim një valë të dytë”, deklaroi Dr. Kluge.
“Në të njëjtën kohë (qeveritë kanë nevojë) që të gjejnë rastet dhe aplikojnë karantinën – gjurmimi i kontakteve është një element thelbësor i kësaj strategjie.