×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH nis vlerësimin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), e akuzuar nga SHBA për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19, njoftoi sot krijimin e një komiteti për të vlerësuar efikasitetin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (RSI) përballë urgjencave.

    “Më herët sot, unë njoftova vendet anëtare të OBSH-së që synoja të krijoja një Komitet Shqyrtimi për të më këshilluar mbi nevojën e mundshme për të modifikuar RSI-në, në mënyrë që ky mjet i fuqishëm ligji ndërkombëtar të jetë sa më efikas që të jetë e mundur”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus për mediat.

    “Komiteti, i përbërë nga ekspertë të pavarur, do të paraqesë një raport të përkohshëm në nëntor dhe një raport të plotë në maj”, sqaroi ai.

    RSI 2005, që hyri në fuqi në vitin 2007, është një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë shëndetësore globale.

    Në veçanti, ajoi rregullon deklarimin e një urgjence shëndetësore shqetësimi ndërkombëtar dhe, gjithashtu, përfshin masat specifike që duhet të zbatohen në porte dhe aeroporte, si edhe në vendkalimet kufitare, në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e rreziqeve.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në...
    Sport06 Maj 2024
    Agjenti i yllit të ri të Barcelonës, Vitor Roque, Andre Cury, është ankuar për mungesën e minutave lojë të klientit të tij....
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.