×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSh: Koronavirusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kohëzgjatja e pandemisë së koronavirusit me gjasë do të jetë “e gjatë”, teksa shumë shtete po regjistrojnë rekorde rastesh të reja dhe është rritur frika se virusi po rikthehet.

    Ky vlerësim i OBSh-së bërë publik më 1 gusht, erdhi vetëm një ditë pasi komiteti i emergjencave të kësaj organizate, u takua për të vlerësuar krizën, gjashtë muaj pasi e shpalli koronavirusin si emergjencë shëndetësore publike, me shqetësim ndërkombëtar.

    “Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”, thuhet në deklaratën e OBSs-së.

    Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Kinë në fund të vitit 2019, ky virus ka marrë jetën e më shumë se 681,000 personave dhe të paktën 17,7 milionë persona janë infektuar, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

    Pandemia e koronavirusit u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke detyruar shumë shtete që të aplikojnë masa të ashpra të izolimit.

    Para këtij takimi të komitetit të emergjencave, drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, tha se efektet e pandemisë do të jenë afatgjate.

    “Vetëm të mendosh se para gjashtë muajsh, kur ne rekomanduam që të shpallet emergjencë shëndetësore, atëbotë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje të regjistruar jashtë Kinës”, deklaroi ai.

    “Pandemia është një krizë që ndodh një herë brenda një shekulli, efektet e së cilës do të ndihen për dekada”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, ka...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Fisnik Ismaili është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ai i ka dizajnuar fanellat e reja të Kombëtares së...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia Kufitare ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Kukësi, i cili tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri...
    Lajme17 Mars 2025
    Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, danezi Peter Sorensen sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë si...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi për FrontOnline e ka quajtur të “vdekur” politikën e jashtme të Kosovës. ‘’Kosovës i ka vdekur politika...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, raporton Sinjali. Osmani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.