×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSh-ja raporton rekord të rasteve ditore të koronavirusit në nivel global

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për një rekord tjetër të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit për 24 orë, me ç’rast u regjistruan më shumë se 230,000 persona të infektuar në nivel global. Rekordi i kaluar ishte shënuar të premten me mbi 228,000 raste.

    Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, të cilat janë të mbështetura në informatat zyrtare qeveritare të shteteve, gjithjes 12.9 milionë raste të infektimeve dhe mbi 568 mijë viktima janë shënuar në mbarë botën deri në mëngjesin e së hënës.

    Numi i vërtetë i të vdekurve dhe të infektuarve ka gjasë të jetë më i lartë për shkak të vonesave në raportimin e rasteve, shkallës së ndrushme të testimit dhe dallimeve në përcaktimin e rasteve si dhe dyshimeve për fshehjen e një pjese të rasteve nga disa shtete.

    Sipas raportit të kësaj organizate, rritja më e madhe e numrit të rasteve është shënuar në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi dhe Afrikë Jugore, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Presidenti i Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa, deklaroi të dielën se vendi i tij do ta ndalojë menjëherë shitjen e alkoolit në mënyrë që të zvogëlohet numri i pacientëve që vuajnë nga trauma dhe të lirohen më shumë shtretër për trajtimin e personave të sëmurë me Covid-19.

    Sipas OBSh-së, numri ditor i viktimave vazhdon të mbetet relativisht në të njëjtin nivel, me rreth 5,000 raste në ditë, ndonëse në disa shtete është shënuar rënie.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.