Më shumë se 90 për qind e vendeve janë përballur me përkeqësimin e shërbimeve shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa kujdesi mjekësor i fituar për dekada të tëra mund të “shembet” brenda një periudhe të shkurtër, tregoi një studim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ndikimi i pandemisë së COVID-19 në shërbimet thelbësore është me të vërtetë një shqetësim i madh”, u shpreh ekipi i OBSH-së në Gjenevë.
“Arritjet e mëdha shëndetësore të fituara gjatë dy dekadave të fundit mund të shemben brenda një periudhe të shkurtër kohore”, deklaroi organizata të hënën.
Sipas medieve të huaja, studimi analizoi gjithsej 100 shtete nga muaji maj e deri në korrik. Ndër shërbimet më të prekura ishin ofrimi i rutinave të imunitetit (70 për qind), metodat e kontracepsionit (68 për qind) dhe diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit (55 për qind), ndërsa shërbimet e urgjencës zhvilluan rënie shqetësuese në pothuajse një të katërtën e vendeve.
Rajoni i Mesdheut Lindor i cili përfshin Afganistanin, Sirinë dhe Jemenin, janë prekur më së shumti nga këto përkeqësime. /Telegrafi/