×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK: Të liberalizohet tregu i punës Kosovë – Shqipëri

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Problemet e mëdha të bizneseve për të regjistruar të punësuarit nga Shqipëria, për të cilët po ka nevojë shumë biznesi e në veçanti zona e Prizrenit dhe Gjakovës dhe lehtësimi i këtyre procedurave që qytetarët e shtetit Shqiptar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në tregun tonë ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, duke kërkuar që ky problem të jetë në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që pritet të mbahet me datën 2 tetor.

    OAK shpalosi këtë sfidë me të cilën po përballen bizneset që kanë të punësuar staf nga Shqipëria dhe theksoi barrierat me të cilat po përballen për të u regjistruar në tregun e punës në Kosovë. Andaj nga Ambasadori kërkoi përkrahje në mënyrë që këto formalitete të eliminohen dhe të mundësohet liberalizimi i tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

    OAK këmbënguli që ka probleme të mëdha në këtë drejtim dhe u potencua

    që autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të krijojnë lehtësira për këta të punësuar.

    Ambasadori Minxhozi duke mirëkuptuar këtë kërkesë, shprehu gatishmëri për përkrahje dhe theksoi që do ta sensibilizojë si çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

    Të dyja palët ranë dakord që kjo është çështje thelbësore që ky proces të shtyhet përpara.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.