-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK kërkon kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Nga Oda e Afarizimit të Kosovës kanë thënë se janë tejet e shqetësuar për mosshyqrtimin e kërkesave të biznesit dhe mosvotimin ende të këtij Projektligji.

    OAK për të disatën herë pas dërgimit të kërkesave të bizneseve tek Kuvendi i Kosovës me postë elektronike, postë zyrtare në Kuvend dhe shpërndarjen e kërkesave në formë fizike para Kuvendit, është duke kërkuar nga deputetët e parlamentit të Kosovës që të shqyrtojnë kërkesat e binzeseve dhe punëtorëve, me qëllim të ofrimit të përkrahjes për bizneset që kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e pandemisë në mënyrë që të mund të ndalët largimi i punëtorëve nga puna si rezultat i rënies së qarkullimit apo mbylljes së bizneseve nga ana e qeverisë.

    Për rikujtim, të gjithë punëtorët e sektorit privat që mbesin pa punë, mbesin në mëshirën e rrugëve sepse qeveria nuk e mbështet asnjë punëtorë që ka punuar me vite dhe mbetët i pa punë.

    OAK shprehet tejet e shqetësuar për mosshyqrtimin e kërkesave të biznesit dhe mosvotimin ende të këtij Projektligji dhe kërkojmë përsëri nga deputetet që të veprojnë më shpejtë në kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike i cili është mëse i nevojshëm dhe kjo shtyrje do të rrezikojë në humbjet e mëdha financiare dhe humbjet e vendeve të punës.

    Në rast se nuk merren parasysh kërkesat e parashtruara të bizneseve në këtë projektligj, atëherë bizneset e Kosovës do të kenë të pamundur të funksionojnë, gjë e cila do të rezultoj me mbylljen e tyre e largimin e së paku 50.000 deri në 100.000 punëtorëve.

    Oda e Afarizmit të Kosovës bën thirrje deputetëve të reagojnë më shpejtë, dhe të mos i neglizhojnë kërkesat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat sepse kemi mbetur shteti i fundit për krijimin e një alternative për mbrojtjen e ekonomisë pas pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në Kosovë. E deri në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.