×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i testimeve për Covid-19 në Kosovë është zvogëluar ditëve të fundit

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Ndihmë po kërkohet t’i ipet edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke shtuar numrin e mikrobiologëve dhe laborantëve.

    Kjo pas kritikave të shumta se numri i testimeve për Covid 19-të, është shumë i ulët.

    Numri i testimeve është zvogëluar ditëve të fundit. Nga 400 deri në 460 sa ishin dy javë më parë.

    Vetëm gjatë 24 orëshit të së premtes u testuan 304 persona prej të cilëve 114 rezultuan pozitiv me koronavirus.

    Ndërkaq një ditë më herët numri i mostrave të përpunuara ishte vetëm 225.

    Deputeti i VV-së Fitim Uka, që është anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi po fajëson Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

    Edhe nga zyra e OBSH’së në Prishtinë po rekomandojnë të kryhen më shumë testime për Covid-19.

    Isma Humolli thotë se edhe OBSH po kontribuon në rritjen e kapaciteteve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare.

    Numrin e vogël të testimeve kreu i IKSHPK’së Naser Ramadani, në një konferencë për media, të hënën, e arsyetoi me mungesën e stafit në këtë institucion.

    Kurse Ministri Armend Zemaj njoftoi se do të rritet stafi në IKSHPK.

    Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 1296 raste aktive në vend ndërkaq numri i të prekurve në nivel vendi ka arritur në 3178 persona.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.