×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numri i lartë i personelit mjekësor të infektuar me coronavirus në Shkup

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, tre anesteziologë, tre internistë, 25 infermierë, të angazhuar në departamentet ku trajtohen raste pozitive dhe të dyshimta dhe pesë punonjës tjerë janë infektuar me coronavirus, njofton AIM nga Ministria e Shëndetësisë.

    Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, siç theksojnë, u infektuan dy punonjës shëndetësorë, ndërsa dy të tjerë që u shëruan u kthyen në punë.

    Nga Ministria theksojnë se këto dy institucione të shëndetit publik janë forcuar me stafin gjatë ditëve të kaluara. Klinika e Sëmundjeve Infektive pranoi pesë mjekë, tre nga Klinikat e Kardiologjisë, Endokrinologjisë dhe Institutit të Tuberkulozit, një mjek nga Spitali Klinik në Tetovë dhe një nga Spitali i Përgjithshëm në Ohër, si dhe 27 infermierë nga Spitali Special “Jasenovo”. , dhe nga spitalet në Kavadar, Koçan dhe Kërçovë.

    Ekipi i spiatlit “8 Shtatori” u forcua me gjashtë mjekë – dy nga klinikat për reumatologji dhe nefrologji, dy mjekë nga Kërçova dhe një mjek nga spitali në “Oteshevo” dhe spitali në Gostivar. Ky institucion i shëndetit publik u forcua edhe me 20 infermierë nga Struga, Velesi, Oteshevo, Gjevgjelia, dhe Spitali Special “Leshok”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.