Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në 70.28 % të votave të numëruara deri më tani nga zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshëvës qëndrojnë në dy mandate deputeteshësh, duke siguruar 14033 vota, ose 0.66%.
Ajo që ka qenë një risi në qytetin e Bujanovcit ku kishte edhe zgjedhje lokale, është fakti se dallimi i votave për zgjedhjet për komunë është i madh me ato të parlamentit.
Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik i cili është i pari në listën për deputet, për televizionin Klan një ditë më parë konfirmoi se shqiptarët kanë siguruar 2 deputetë, duke çuar akuza të rënda drejt partnerëve shqiptarë.
“Në Bujanovc nuk përputhen votat e dala për zgjedhje lokale dhe parlamentare për arsye se subjektet nënshkruese së marrëveshjes së Tiranës nuk e kanë respektuar dhe shumë votues të tyre ose nuk kanë votuar ose e kanë bërë të pavlefshme votën”. /tvklan.al

Të tjera
-
17:56 | 16 Maj 2022
-
17:56 | 16 Maj 2022
-
17:36 | 16 Maj 2022
-
17:25 | 16 Maj 2022
-
17:18 | 16 Maj 2022
-
16:57 | 16 Maj 2022
-
16:50 | 16 Maj 2022
-
16:48 | 16 Maj 2022
-
16:45 | 16 Maj 2022
-
16:35 | 16 Maj 2022
-
16:24 | 16 Maj 2022
-
16:18 | 16 Maj 2022