×
  • Kronika
  • Kronika

    Njëri nga policët e arrestuar në Karaçevë drejtonte lokalin ku luhej bixhozi

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Disa zyrtarë policorë që janë arrestuar në aksionin e njohur si “Karaçeva” edhe më herët kanë qenë të dyshuar për përfshirje në veprime penale. Polici F.L., siç është informuar KOHA, ka qenë i arrestuar në vitin 2009, për kontrabandë. Aksioni asokohe ishte kryer nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës. Siç kanë thënë burimet, ky zyrtar policor ishte suspenduar, por më vonë ishte kthyer sërish në punë.

    “Rasti ka qenë në procedurë disa vjet, por pa aktgjykim final pati arritur parashkrimin. Më pas nuk ka mundur të largohej nga puna”, ka thënë ky burim, shkruan KOHA Ditore.

    Në mesin e të arrestuarve, kanë treguar burimet, ka edhe të tjerë policë që kanë qenë duke u hetuar për vepra penale.

    Polici F.L., i cili ka pasur histori arrestimi dhe proces gjyqësor, është i vetmi që tash hetohet si drejtues lokali ku është organizuar bixhozi dhe lojërat e fatit. Të tjerët zyrtarë policorë hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak se, edhe pse kanë qenë në dijeni, nuk kanë ndërmarrë veprime për ndalimin e veprimtarisë kriminale, siç thotë prokuroria me pretendim për përfitime personale.

    “Prej muajit gusht 2019 e më tutje, në lokalin e tij “Adria”, që ndodhet në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë Komuna e Kamenicës, i pandehuri F.L., në cilësi të zyrtarit policor, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për personin tjetër dhe në kundërshtim me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit 06/L-155, në mënyrë të kundërligjshme dhe në vazhdimësi ka organizuar lojërat e fatit të cilat janë të ndaluara me ligj”, thuhet në dokumentin e hetuesisë.

    Nga hetuesia i kanë thënë KOHËS se përveç kësaj ai dyshohet për kontrabandë.

    “Këtij polici i janë konfiskuar rreth 50 lopë, të cilat dyshohet që ai i ka kontrabanduar nga Serbia”, ka thënë ky burim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenca franceze njoftoi se “koalicioni i të vullnetshmëve” – aleatët kryesorë evropianë të Ukrainës – do të takohet të dielën, përpara takimit...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Lajme16 Gusht 2025
    Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse politika aktuale me energji...
    Lajme16 Gusht 2025
    Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.