Administrata Tatimore e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.
“Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!” thuhet në njoftimin e ATK-së.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi,
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.
Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!
Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!Ilir Murtezaj
Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

Të tjera
-
10:32 | 17 Maj 2022
-
10:31 | 17 Maj 2022
-
10:25 | 17 Maj 2022
-
10:20 | 17 Maj 2022
-
10:19 | 17 Maj 2022
-
10:17 | 17 Maj 2022
-
10:15 | 17 Maj 2022
-
10:08 | 17 Maj 2022
-
10:00 | 17 Maj 2022
-
09:54 | 17 Maj 2022
-
09:53 | 17 Maj 2022
-
09:51 | 17 Maj 2022