×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një person i armatosur merr peng autobusin me 20 pasagjerë në Ukrainë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Një person i armatosur ka marrë peng një autobus me 20 pasagjerë në Ukrainë. Ngjarja ka ndodhur në Lutsk, në veriperëndim të Ukrainës.

    Policia ka bllokuar qendrën e qytetit, ndërsa kërkesat e autorit nuk dihen ende.

    Policët po përpiqen të lidhen me këtë të fundit. Ai e thirri vetë policinë në orën 9:25 të mëngjesit pasi mori kontrollin e autobusit dhe e prezantoi veten si Maksim Plokhoy, tha Zëvendës Ministri i Brendshëm Anton Gerashchenko në Facebook.

    Autori rezulton emër i njohur për policinë, ndërsa ka kryer edhe burgim.

    Mediat ukrainase raportuan se të shtëna me janë dëgjuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kanë mbetur të plagosur.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ai po monitoron personalisht situatën. “Të shtëna me armë janë dëgjuar, autobusi është dëmtuar,” tha Zelenskiy në një deklaratë në Facebook, duke shtuar se po merren masa për të zgjidhur situatën pa viktima.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet për paqe në Ukrainë nuk do të kenë përparim pa një takim të drejtpërdrejtë...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Në fjalimin e tij përmbyllës nga vizita në Ankara të Turqisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se vendi i tij nuk...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen, duke u shprehur se homologu turk e mbështet Ukrainën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kanë vizituar Qendrën e Inovacionit të Sigurisë...
    Vip15 Maj 2025
    Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë sot një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re. Pak ditë pas...
    Vip15 Maj 2025
    Një nga faqet më të ndjekura italiane i ka kushtuar një shkrim përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion nga Grupi Shkodra Elektronike me...
    Sport15 Maj 2025
    Barcelona mund të shpallet kampione e Spanjës sonte, dy xhiro pa përfunduar sezoni në La Liga. Gjiganti katalunas ka mundur të festonte...
    Lajme15 Maj 2025
    Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.