×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj personit zyrtar

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve N. H., B. H., dhe Sh. H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

    “Me datë 15.07.2020 rreth orës 09:00 min, në Gjakovë, të pandehurit në bashkëveprim me njëri tjetrin i sulmojnë personat zyrtarëgjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të dëmtuarit D. Sh. dhe A. T., që të dy zyrtar policor në Gjakovë. Sulmi kishte ndodhur derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, përkatësisht duke u marrë me lirimin e trotuarit nga automjetet e parkuara në mënyrë të pa rregullt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, Diana Sina pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    Kronika09 Prill 2025
    Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person. Policia ka bërë të ditur se...
    Kronika09 Prill 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 84 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Ushtarët italianë të Komandës Rajonale në perëndim të misionit të KFOR-it kryen patrullime përgjatë vijës kufitare me Serbinë në veri të Istogut....
    Lajme09 Prill 2025
    Nga data 7 deri më 11 prill 2025, në Shkodër të Shqipërisë po zhvillohet ushtrimi rajonal “FloodNorthAlb”, një aktivitet i rëndësishëm që...
    Sport09 Prill 2025
    Paul Pogba i vitit 2025 është një person ndryshe nga e kaluara. Flet me zë të ulët, me qetësi dhe një buzëqeshje...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, refuzoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve për refuzimin e ftesës nga ana e Lidhjes Demokratike të...
    Lajme09 Prill 2025
    Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Me 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj...
    Opinione09 Prill 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në një moment kur Kosovës i nevojitet maturi, bashkëpunim institucional dhe forcim i konsensusit demokratik, kryeministri Albin Kurti ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.