×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj dy personave për drogë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve L. A. dhe G. I. shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

    Kjo është komunikata e plotë:

    “Me date 14.07.2020 rreth orës 13.30min, në fshatin Meje të Gjakovë, i pandehuri L. A. së bashku me të pandehurin G. I. i cili po e drejtonte veturën e llojit ….., janë ndaluar nga polica kufitare, gjatë kontrollit të veturës, në bagazh u janë gjetur dy qese najloni të mbushura me substancë në formë bari e dyshuar për narkotikë të llojit Marihuan në peshë 2126 gram. Ndërsa gjatë bastisjes në lokalin “T. A.” pronë e te pandehurit L. A., është gjetur një sasi e substancës e dyshuar për narkotik te llojit Marihuan në peshe 590 gram, si dhe sasia tjetër prej 419 gram. Po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit G. I. janë gjetur dy qese të vogla najloni të mbushura me substancë e dyshuar për narkotik te llojit Marihuana në peshë 6 gram e të cilat janë sekuestruar nga ana e Policisë së Kosovës.

    Me këto veprime të pandehurit L. A. dhe G. I. dyshohen të kenë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.