Një person ka vdekur në Mal të Zi nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Po ashtu janë regjistruar 60 raste të reja, ndërsa janë testuar 431 mostra, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.
Nga rastet e reja 30 janë në Podgoricë, ndërsa një prej tyre është në Ul[in. Gjithashtu janë shëruar 152 persona.
Në Mal të Zi numri total i të vdekurve nga COVID-19 është 51. Ndërkohë janë 1762 raste aktive.