×
  • Lajme
  • Lajme

    Njazi Thaçi u shkruan letër punëtorëve të KEK-ut, e quan politike shkarkimin e tij

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Njazi Thaçi, u ka shkruar një letër punëtorëve të KEK-ut, ku ka folur për zhvillimet e fundit, sidomos pas shkarkimit nga qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti.

    Në letrën e tij, Thaçi thotë se nuk i komenton këto vendime për shkak që siç thotë ai, janë për motive politike.Tutje ai shton se Korporata Energjetike e Kosovës është aset i gjithë qytetarëve të saj.

    Shkrimi i plotë i Njazi Thaçit:

    Të nderuar/a punëtore e punëtor të KEK-ut,Në pamundësi për të kontaktuar këto ditë për shkak të gjendjes shëndetësore, po ju drejtohem sot me këtë letër falënderimi për kujdesin dhe interesimin qe keni treguar. Unë tani jam mirë dhe në top formë.

    Sa i përket zhvillimeve qe kanë ndodhur në Korporatë nuk do i komentoj sepse nuk është në natyrën time. Konsideroj se janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore.
    Për këtë do të ndjekë vetëm rrugët ligjore.Jam shumë i lumtur qe pavarësisht shqetësimeve dhe turbulencave nga jashtë e brenda keni treguar disiplinë dhe përgjegjësi të lartë.Mbi çdo interes individual e grupor në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive. Kjo është dëshmi e rezultateve të jashtëzakonshme qe kemi arritur në tejkalimin e të gjitha caqeve.Kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi dhe me arritjen e profitin më të lartë dhe rekord në tri vitet e fundit.Jemi dëshmuar edhe në këto ditë të vështira pandemie ku me guxim, punë e përgjegjësi po arrimë rekord në prodhim maksimal të energjisë elektrike.Korporata Energjetike e Kosovës është aset i gjithë qytetarëve të saj dhe përgjegjësi e jona është të jemi në shërbim të qytetarëve.Mirënjohës dha falënderues për të gjithë,
    Shihemi se shpejti,Me respekt,
    Njazi Thaçi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.