×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj: Takimi në SHBA, prej ngjarjeve më të mëdha për Kosovën

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj është shprehur optimist për takimin në Uashington.

    Nitaj në emisionin “Debat Plus” ka thënë se deri në momentet e fundit ka pasur shumë pak informacione për agjendën e takimit në Uashington.

    “Ndërkohë morra vesh se në takim pala e Kosovës do të prezantojë shtatë projekte zhvillimore. Nga ajo që kuptojë kryefjala do të jetë ekonomia”, tha ai.

    Nënkryetari i AAK-së thotë se pritet të shihet se me çfarë do të kushtëzohen këto investime ekonomike.

    “Është e mundur që në Uashington të vendosen kornizat përcaktuese për një marrëveshje përfundimtare. Nëse kjo nuk arrihet këtë herë aty do të vendoset themeli…E vlerësoj jashtëzakonisht takimin në Uashington. Ndoshta është prej ngjarjeve më të mëdha që pas shumë kohësh një takim i tillë zhvillohet në vendin e duhur dhe me përfaqësues të nivelit më të lartë të dy shteteve”.

    Deputeti i AAK-së thotë se shqiptarët nuk mund të presin zhvillime negative në një vend si SHBA.

    “Kosova dhe shqiptarët gjatë historisë kanë pasur përvoja të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Frika e shfaqur këto ditë nga qarqe të ndryshme nuk është e qëndrueshme dhe nuk mund të pritet çfarëdo zhvillimi negativ në raport me Kosovën”, tha ndër të tjera Muharrem Nitaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.