×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj, Hazirit: Serbia të na njeh në kufijtë aktual, pastaj hapim letrat për shkëmbime

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj i është përgjigjur Lutfi Hazirit për çështjen e ndryshimit të kufijve.

    Nitaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se deklarata e Hazirit për kufijtë në kohën e tanishme është tërësisht e gabuar.

    “Kam respekt për Hazirin por ka bërë një deklaratë tërësisht të gabuar në kontekstin kohorë kur po e thotë. Zoti Haziri duhet të presë që Serbia duhet ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në momentin kur Kosova dhe Serbia njohën në kufijtë ekzistues, i them zotit Haziri hajde po i hapim letrat dhe po i nxjerrim konopët dhe nëse u përgjigjet palëve të Kosovës dhe Serbisë po bëjmë shkëmbim konop për konop”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    “Të thuash tani që Kosova nuk humb nëse e jep Leposaviqin dhe 17 fshatra është të mos e kuptosh peshën e çështjes dhe temës. Do të thotë të mos e kuptosh sensitivitetin e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve në fazën finale ku ne presim të njihemi nga Serbia. Besoj se kjo do ta kthente gjithë procesin në fillim”, shtoi nënkryetari i AAK-së.

    Nitaj thotë se tema e ndryshimit të kufijve tashmë është e vdekur por thotë se nuk e kupton Lutfi Hazirin pse e kthen ende në diskursin publik./

    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ka ndërmend të ndryshojë qasjen e tij ndaj gazetarëve të cilët po raportojnë tash e...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e VV’së për kryeparlamentare, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është deklaruar para mediave. “Ckado që...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka votat për formimin e qeverisë atëherë duhet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Qeveria italiane ka miratuar marrëveshjen me Zvicrën për taksimin e të ashtuquajturit “teleworking” nga punonjësit ndërkufitarë. Punonjësit ndërkufitarë do të kenë të...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme21 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është deklaruar  ndaj situatës së çmimeve në tregun kosovar, duke e lidhur rritjen...
    Kronika21 Maj 2025
    Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë. Lidhur me këtë rast tashmë policia i ka nisur hetimet....
    Lajme21 Maj 2025
    Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, në shtëpinë e tij në Lugano....
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.