
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, raporton Front Online.
Pas shumë kohësh, Kurti e Ahmeti që dikur ishin bashkëpartiakë, po takohen duke mos e bërë të ditur arsyen e kësaj vizite.
Në takim po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas këtij takimi pritet të ketë konferencë për medie./Front Online/

