Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë. Kosovën e përfaqëson kryeministri Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Vuciq.
Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vuciq me ndërmjetësim të europianëve.
Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.
Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.
Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.