×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Vetëvendosja tregojnë skenarët për zgjedhjen e presidentit, thonë se nuk hyjnë në pazare

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur rreth mundësisë së një presidenti të ri të Kosovës, nëse Hashim Thaçi, jep dorëheqje për shkak të Gjykatës Speciale.Konjufca ka thënë se, ose hiqet Avdullah Hoti si kryeministër dhe LDK-ja e bën kompromisin të, ose Ramush Haradinaj tërhiqet dhe mbetet pushteti i LDK-së me 3-4 ministra dhe asistentë dhe ai mbetet vet jashtë politikës, ose PDK-ja e ngrit dorën për Haradinajn sikur t’ia ketë borxh.

    “Me këto figura politike, ku secilit i duket vetja president, ky presidenti gjasat më të mëdha i ka të na dërgojë në zgjedhje, sepse secili më president se tjetri po del. Në këtë kuptim duke qenë se secili është më president se tjetri, duhet njëra prej tri palëve këtu të lëshojë pe.

    Ose hiqet Avdullah Hoti si kryeministër, LDK-ja e bën kompromisin me Avdullah Hotin, ose Ramush Haradinaj tërhiqet dhe mbetet pushteti i LDK-së me 3-4 ministra dhe asistentë dhe ai mbetet vet jashtë politikës, ose PDK-ja e ngrit dorën për Haradinajn sikur t’ia ketë borxh, gjë që nuk është rasti. Njëra prej këtyre varianteve duhet të ndodh, për mos të shkuar në zgjedhje. Unë besojë se asnjëra prej këtyre nuk do të ndodh, sepse nëse LDK-ja heq dorë prej kryeministrit, kjo do të ishte më shumë se vetëvrasje.

    Nëse PDK-ja e ngrit dorën për Haradinajn prej opozitës për ta votuar presidentin e partisë së pestë në Kosovë, kjo nuk ndodh askund në botë, është irracionale. Kjo nuk ndodh, ose nëse ndodh, kjo për PDK-në është me ia dhënë vetes një boks”, ka deklaruar Konjufca në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

    Teksa ka thënë se zgjedhjet do të ishin lajm i mirë për Kosovën, Konjufca mendon se Ramush Haradinaj është faktori vendimtar në këtë proces, pasi pa të nuk i kanë votat.

    Nënkryetari i VV-së ka theksuar se Vetëvendosja nuk hyn në pazare.“Mund të ndodh edhe që Ramushi pasi e ka shpallë kandidaturën tërhiqet dhe duhet t’ia votojë një president PDK-së. Por pse t’ia votojnë PDK-së presidentin? Ky është në pushtet. Këta e kanë shumicën në qeveri dhe pa Ramushin nuk bëhet presidenti asesi, Vetëvendosja nuk hyn në pazare.

    Pa Ramushin i kanë 75 deputetë, ndërsa ai është faktori vendimtar. Çka ka arsye të tërhiqet Haradinaj? Nëse tërhiqet ai, edhe ai i bie një shuplak vetes. Pra, nëse i marrim këta tre parametra dhe njëri prej tyre duhet të ndodh që të zgjedhet presidenti, unë mendojë që secila është shumë e vështirë dhe shpresojë që të ketë zgjedhje të reja në Kosovë, e ky do të ishte lajm i mirë për vendin tonë. Mendoj se populli i Kosovës do ta hiqte qafe një kryeministër shumë të dobët e servil dhe do ta sjellë një qeveri të cilës iu ndërpre mandati në mënyrë të padrejtë”, ka thënë Konjufca.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të...
    Lajme17 Maj 2025
    Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike. Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe...
    Lajme17 Maj 2025
    artistët e 20 vendeve që ishin në  listë për të performuar, kamë mbetur edhe gjashtë vende në mesin e tyre që do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shumë të huaj ëndërrojnë të marrin shtetësinë gjermane, por vonesat e gjata dhe burokracia mund të pengojnë. Çfarë kohësh pritjeje duhet të...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet. Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin,...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Artisti që...
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.