
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër tetë të pandehurve me inicialet: L.S., L.J., A.S., E.H., R.K., M.H., A.K. dhe G.H. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, po ashtu të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit, në bashkëpjesëmarrësit dhe dëshmitarët tjerë eventual.
Kjo gjykatë vlerëson se nëse të njëjtit do të jenë në liri mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale.