×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nga flokë të shëndetshëm deri tek përmirësimi i procesit të tretjes, ja ç’i ndodh trupit nëse konsumoni më shumë spinaq

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Niveli i lartë i hekurit nuk është i vetmi fakt që e bën spinaqin të denjë të quhet një “super-ushqim”.

    Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra, duke filluar që nga shkëlqimi i lëkurës e deri tek përmirësimi i procesit të tretjes.

    “Bright Side” zbulon se si trupi juaj mund të ndryshojë nëse përfshini më shumë spinaq në dietë.

    Kockat dhe muskujt mund të forcohen.

    Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C.
    Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të forcojë muskujt dhe sistemin nervor.

    Ai ju jep energji dhe përmirëson metabolizmin. Për më tepër, spinaqi ndihmon në parandalimin e osteoporozës.

    Përmirëson shikimin dhe e bën atë më të mprehtë.
    Spinaqi ul rrezikun e sëmundjeve të syrit. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë më pak probabilitet të zhvillojnë kataraktin dhe probleme të tjera të shikimit që shfaqen me moshën, të cilat janë shkaqet kryesore për përkeqësimin e shikimit që mund të çojnë deri në verbim.

    Përmirëson qarkullimin e gjakut.
    Spinaqi ka nivele të larta të kaliumit që e bëjnë atë mjaft të efektshëm në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, spinaqi mund t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

    Por, mos harroni që ngrënia e ushqimeve të shëndetshme nuk i zëvendëson dot ilaçet. Presioni i lartë i gjakut mund të jetë i rrezikshëm, dhe do të ishte më mirë të vizitonit mjekun për një ekzaminim mjekësor.

    Flokët dhe lëkura juaj bëhen më të shëndetshme dhe më të bukura.
    Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe të flokëve.

    Kjo vitaminë mbron qelizat tona. Mungesa e saj mund të shkaktojë rënie të flokëve dhe mund ta bëjë lëkurën të thatë. Vitamina C, e cila gjithashtu gjendet në spinaq, kontribuon në ndërtimin e kolagjenit, i cili i jep strukturë lëkurës dhe flokëve.

    Përmirëson tretjen.
    Përveç se është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë procesin e tretjes më të shëndetshëm dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun.

    Një nga gjërat më të mira në lidhje me spinaqin është se mund ta konsumoni edhe ashtu siç është. Ka disa receta të shijshme ku mund të përdorni spinaq:

    Në sallatën tuaj me perime.Mund t’i shtoni gjethet e spinaqit në “smoothie”.

    Mund të bëni salcë spinaqi për makaronat tuaja. Spinaqi është një produkt me shumë përfitime shëndetësore, por mos harroni që nuk e zëvendëson ndihmën mjekësore profesionale. Nëse keni probleme serioze shëndetësore, mos mendoni t’i trajtoni ato vetëm me ushqime të shëndetshme. Shkoni menjëherë tek mjeku.

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Korrik 2025
    FJALËT në një marrëdhënie bartin shumë kuptime dhe mund të shprehin një sërë emocionesh – nga dashuria te mospajtimi. Toni me të...
    Lifestyle17 Korrik 2025
    Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin...
    Lifestyle16 Korrik 2025
    Shenja e parë me fat, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është Luani: jeni nën presion, por dini si ta shndërroni...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    Lajme18 Korrik 2025
    Arrestimet për spiunazh janë dëshmi e një rreziku të vërtetë për sigurinë kombëtare dhe një kërcënim i vazhdueshëm për stabilitetin e vendit....
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Besnik Berisha reagoi pas një pamjeje shqetësuese të publikuar në rrjete sociale, ku disa punëtorë shihen duke punuar në një objekt...
    Lajme18 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë temperatura deri në 30 gradë Celsius, ndërkaq të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.