Segmenti i rrugës “Agim Ramadani” prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Eqrem Çabej”, në kryeqytet sot do të jetë i mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.
Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi lut qytetarët që të planifikojnë qarkullimin në rrugë alternative.