×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 20 deri në 200 euro, laboratorët privatë vazhdojnë të kryejnë teste për COVID-19

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Vendi ynë është duke vazhduar të përballet me pandeminë COVID-19, ndërsa që nga fillimi i kësaj pandemie e deri tani në Kosovë me virus janë infektuar 13.713 qytetarë, 9 mijë e 923 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 539 raste të vdekjes.

    Testimet për virusin COVID-19, po vazhdojnë të kryhen në Laboratorin e Mikrobilogjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë si dhe në disa laboratorë privatë, në komuna të ndryshme të Kosovës.

    Në IKSHPK testimet po bëhen me metodën RT-PCR, ndërsa në laboratorët private shumica e këtyre testimeve po bëhen në mënyrë serologjike.

    Së fundmi, një qytetar ka raportuar se ka paguar 200 euro për një test për COVID-19, në një nga laboratorët në Prishtinë. Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është përgjegjës për çmimet në këto laboratorë dhe se mbikëqyrjen e këtyre çmimeve e bën Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

    Nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës thonë për Telegrafin, se tashmë janë duke monitoruar sjelljen e laboratorëve privat që ofrojnë testime për COVID-19.

    “Siç ju kemi njoftuar në dy konferenca për media të mbajtura gjatë javëve të fundit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke monitoruar sjelljen e laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e testimeve për virusin SARS-Cov-2. Kjo nënkupton që ne jemi duke grumbulluar të dhëna nga laboratorët si dhe institucionet shtetërore. Në këtë kontekst, gjatë kësaj kohe, kemi gëzuar bashkëpunim të mirë me laboratorët të cilët kanë ofruar të dhëna tek AKK. Pra, ne jemi duke vazhduar monitorimin e çmimeve që ofrohen nga laboratorët e licencuar”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për Telegrafin.

    AKK thotë se kanë pranuar ankesa për laboratorin që testet për COVID-19 kushtojnë 200 euro, dhe se janë siguruar të dhënat nga laboratori.

    “Sa i përket ankesave nga qytetarët, që kryesisht kanë ardhur pas raportimeve se një laborator është duke ofruar shërbimin me çmim prej 200 eurosh, AKK ka kërkuar menjëherë dhe ka siguruar të dhënat nga laboratori në fjalë dhe sapo të përfundojnë analizat rreth kësaj çështje do t’ju njoftojmë”.

    Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë deri tani ka licencuar 96 laboratorë private në shumicën e komunave në Kosovë.

    Ndërkaq, Inspektorati Shëndetësorë ka filluar me inspektimin e këtyre institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta spitalore.

    Ndryshe, raste aktive me COVID-19, në Kosovë vazhdojnë të jenë 3 mijë e 251.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.