×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Nga 12 tetori parkingjet bëhen me pagesë, këto janë çmimet dhe zonat

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Këto parkingje publike te “Kafet e Vogla”, ngasësit e veturave, mund t`i shfrytëzojnë falas vetëm edhe për pak ditë.

    Nga 12 tetori ato do të bëhen me pagesë.

    Në fakt, ky lokacion është vetëm njëri nga dy lokacionet e para ku ndërmarrja “Prishtina Parking”, do të aktivizojë një masë të tillë.

    Kumtin për këtë e dha Liridon Restelica, i cili sapo është zgjedhur kryeshef i kësaj ndërmarrjeje.

    “Ne do të fillojmë lansimin e serverit me datën 12 tetor. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nga kjo datë të kenë kujdes, ngase do të jetë rruga te “Kafet e Vogla” dhe rruga te “Katedralja” me pagesë – 1 euro ora. Këto pika do të jenë nën kontrollin e kontrollerëve tanë, do të jenë nën menaxhimin e “Prishtina Parking”, të shënjëzuara”, theksoi ai për Front Online.

    Projekti i “Prishtina Parking” nuk mbaron me kaq.

    “Do ta përfshijë të gjithë Prishtinën. Esenca e saj pse në këto dy lokacione për arsye se ndërmarrjes i duhet staf, do të fillojmë në këto dy lokacione, më në fokus e kemi qendrën për arsye se nëse ne e shkarkojmë qendrën shumë më lehtë e kemi funksionimin në zonën 2 e 3”, pohoi ai për Front Online.

    Në zonën 1 që përfshin qendrën, çmimet,  janë më të shtrenjta së në zonën dy dhe tre.

    “Çmimet janë tarifa fikse. Ne vetëm i implementojnë. Janë tarifa nga Kuvendi Komunal. Zona 1 është 10 euro në muaj, për punëtorët 30 euro, për personat juridik 45 euro. Për vizitoret në zonën qendër do të jetë 1 euro ora”,  deklaroi ai për Front Online.

    Të liruar nga pagesat nuk janë as kompanitë biznesore.

    Sidoqoftë për të gjitha kategoritë, kryeshefi Restelica thotë se i kanë menduar format e pagesave.

    “Mënyra e pagesës në versionet më të fundit të teknologjisë. E kemi tëpërfunduar“Prishtina Parking” me smartphone, parkometrin për bizneset që bëjnë qarkullimin – tregtinë në qytet, e kemi mundësinë e pagesës përmes SMS me shortcode, të cilat janë në pronësinë tonë dhe versioni i fundit me mundësi të blerjes fizike të tiketës nëpër lokacionet që bëjmë marrëveshje për shitje”, theksoi ai për Front Online.

    Për krejt punët që bën në krye të ndërmarrjes, Restelica, thotë se e ka përkrahjen e kryetarit Shpend Ahmeti.

    Emërimi i tij në këtë pozitë erdhi pasi ai kreu me sukses për 6 muaj funksionin e tij prej ushtruesi detyre si kryeshef në ndërmarrjen “Prishtina Parking”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.