×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, shqyrtohet projektligji për huamarrje i Kosovës

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Nesër në ora 17:00 do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar disa pika të punës së Kuvendit.

    Pjesë e rendit të ditës gjithashtu do të jetë edhe miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan dhe të tjera, shkruan lajmi.net.

    Më poshtë i keni të gjitha pikat e rendit të ditës: 

    I. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

    II. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

    6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

    7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

    8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,

    9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit shqiptar,

    10. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

    11. Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

    12. Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

    III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Lajme23 Maj 2025
    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.